Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit.

KEDS ka njoftuar se erërat e fuqishme që kanë kapluar vendin në orët e vona dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që furnizimi me energji elektrike në zonën e Dukagjinit të afektohet nga dëmet që janë shkaktuar në rrjet.

“Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit”, thuhet në njoftim.

KEDS thotë se ka angazhuar ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT