Shkon në 18, numri i të vdekurve nga shkëputja e një masivi akullnaje në Himalaje.

Autoritetet qeveritare të Uttarakhand kanë raportuar se deri më tani janë nxjerrë 18 trupa dhe janë të paktën 200 të zhdukur që punonin në termocentralet e zonës. Disa nga personat ishin bllokuar në dy tunele: 12 njerëz u shpëtuan dje në tunelin e parë, por rreth 30 njerëz janë ende të bllokuar në tunelin e dytë.

“Nëse ky incident do të kishte ndodhur në mbrëmje, pas orarit të punës, situata nuk do të ishte aq serioze pasi punëtorët do të kishin qenë në shtëpi “, tha Kryeministri Trivendra Singh Raëat.

Në operacionet e kërkim shpëtimit janë përfshirë më shumë se 2000 policë dhe ushtarë. Shkaqet e fatkeqësisë ende mbeten të paqarta dhe për këtë arsye shumë ekspertë kanë arritur për të mbledhur sa më shumë informacion. Përveç efekteve të ndryshimeve klimaterike, aktivistët kanë dënuar po ashtu ndërtimet e digave dhe infrastrukturën hidroelektrike përgjatë lumenjve dhe maleve të Uttarakhand, për të cilat ata pretendojnë se po destabilizojnë ekologjikisht rajonin e brishtë të Himalajeve, duke provokuar ngjarje më ekstreme të motit. Ka 550 diga dhe hidrocentrale në zonë, njëqind të tjerë janë në ndërtim e sipër.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT