Ambasada e Gjemanisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët për udhëzimet që duhet ndjekur gjatë udhëtimit nga Gjermani në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit qytetarët të cilët udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas janë të detyruar që të testohen para udhëtimit kjo pasi që Gjermania është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri më të lartë për COVID-19.

Njoftimi i plotë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë:

Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani 

Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlenë:

• DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.

• REGJISTRIMI I UDHËTIMIT HYRËS: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

• DETYRIMI PËR IZOLIM: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

• Me rëndësi: Rregullat e izolimit nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit, të kushtëzuara nga COVID-19.

• Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizuar si „vende me rrezikshmëri të lartë“, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlen edhe për udhëtarët nga Gjermania.

• Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.

Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Në qoftë se megjithatë planifikoni të udhëtoni, kujdesuni patjetër, që dokumentet gjermane të udhëtimit, si pasaporta, letërnjoftimi, gjegjësisht titulli i lejeqëndrimit tuaj të kenë vlefshmëri të mjaftueshme, edhe në rast se udhëtimi i juaj kthyes shtyhet pa parashikim. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit të klientëve që janë shkaktuar nga pandemia, kërkesat për dhe lëshimi i dokumenteve zëvendësuese të pasaportave të udhëtimit nga ambasada eventualisht mund të zgjasin më shumë se sa zakonisht.

Ju lutem informohuni rreth rregullave të sakta dhe kufizimeve të jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 në republikën federale që është destinacion i juaj.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT