Mbi 2.93 milionë fëmijë në SHBA kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 që nga 4 shkurti kur u regjistrua rasti i parë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Vetëm javën e kaluar, 117,518 raste të reja me fëmijë u identifikuan përmes testimit, tha raporti. Kjo është një rritje prej 10 për qind në rastet e fëmijëve gjatë dy javëve të fundit. Fëmijët përfaqësojnë 12.9 për qind të të gjitha rasteve në Amerikë, raporton CNN.

Fëmijët përbënin midis 6-18 për qind të atyre që u testuan për infektim dhe 7-29 për qind e fëmijëve të testuar ishin pozitivë për coronavirus.

Fëmijët akoma shfaqin simptoma më lehta se të rriturit për COVID-19 ose të vdesin nga infeksioni.

Fëmijët përfaqësonin 1.2-2.9 për qind të totalit të raportuar të shtrimeve në spital për voronavirus, bazuar në informacionin e siguruar nga 24 shtete dhe New Yorku..

Njëmbëdhjetë shtete raportuan zero vdekje ë fëmijëve në mesin e 43 shteteve që siguruan të dhëna për vdekshmërinë shkaku i COVID-19. 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT