Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se tashmë është e qartë se entuziazmi për ndryshim frymon në çdo qytet.
Osmani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se realizimi i qëllimeve që kanë për përmirësimin e gjendjes në fushën e ekonomisë̈, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies mund të arrihet vetëm me vullnetin e shprehur të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Është e qartë tashmë, entuziazmi për ndryshim frymon në çdo qytet. Kjo u pa qartë edhe në Fushë Kosovë në takimet tona me familje të kësaj komune. Realizimi i qëllimeve që kemi për përmirësimin e gjendjes në fushën e ekonomisë, shëndetësisë̈, arsimit, drejtësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies tonë në përgjithësi, mund të arrihet vetëm me vullnetin e shprehur të qytetarëve tanë̈.
Më 14 shkurt duhet të flasim zëshëm të gjithë së bashku, po aq zëshëm sa kumbon zëri juaj në çdo takim këto ditë. Fushë Kosovë, të faleminderit!”.