Zyrtari i LDK-së tregon prapaskenat e Kuvendit të 9 zgjedhor tëLDK-së

Në një postim të bërë nga Bashkim Ndrecaj,asambleist i LDK-së dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Shirokë është thënë se tradhëtia e ka emrin Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.                                                              

 “Si delegat i kuvendit të 9 të zgjedhur i LDK-së u nisa për të bërë ndryshime me idenë se edhe te tjerët e kanë të njejtin mendim” shtoi më tutje ai

Ndrecaj tha se ishte Haxhi Avdyli ai cili i tha ta votonte Isa Mustafën për kryetar të LDK-së,me prektekstin se Vjosa Osmani kishte arritur marrëveshje që Isa Mustafa të bëhej Kryetar e Vjosa Osmani kandidate për Kryeminstre.

” Unë personalisht nuk u pajtova dhe nuk jam pajtuar asnjëherë me këtë marrëveshje. Dua të pyes Vjosën dhe Haxhiun, me qfarë morali tani dalin e flasin kundër Isa Mustafes, kur Isa është kryetar i LDK-së si produkt Vjosës dhe Haxhiut ” – shkruante në postimin për Facebook nga Bashkim Ndrecaj