Numrit të çerdheve për femijë në Suharekë i janë shtuar edhe dy çerdhe te reja të inaguruara sot në fshatin Sopijë dhe Gjinoc.
Ne ceremoninë e hapjes së çerdheve ishte edhe i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me nënkyetaren Mihrije Suka dhe drejtorin e arsimit Remzi Bajselmani.
Nga këto fshatra, Kryetari premtoj se në vazhdimësi do të të hapen edhe tri çerdhe të reja në fshatin Samdraxhë, Studençan dhe një në Suharekë.
Prerjen e shirtit të këtij institucioni e kanë bërë prindërit dhe fëmijët e fshatit Sopijë dhe Gjinoc.