Në një postim të bërë nga Ardian Shala njëri prej kandidatve për deputet nga rradhët e LDK-së , është thënë se Samadraxha dhe banorët e saj mbështesin fuqishëm platformën zgjedhore të LDK-së.
“Punësimi i të rinjve pas përfundimit të studimeve dhe subvencionionet për bujqit, qenë dy temat kryesore që dominuan diskutimin mbi shpalosjen e programit qeverisës të LDK-së. Edhe pikat tjera të programit u priten me entuziazëm të lartë”- shtoi Shala më tutje
Sipas Dr, Ardian Shala banorët e fshatit Samadrexhë nuk janë lëkundur në mbështetjen për konceptin e Shtetit-Shtet.
“Përkrahja për LDK-në programin dhe kandidatët e tanë ishte e fuqishme.
Poashtu mbështetja për mbajtjen e miqësisë me aleatët tanë perëndimorë të ruhet e kultivohet me fanatizem sipas amanetit të presidentit tonë historik. “- shkroj ai në postim