Mikrobiologu Lul Raka, ka dalë kundër lirimit të masave që u prezantuan sot nga Qeveria e Kosovës.

Raka ka thënë se për këtë vendim,  Qeveria në detyrë nuk u konsultua fare me bordin këshilldhënës.

Raka, tutje është shprehur se është kundër lirimit të masave në këtë kohë duke thënë se mundësohet përhapja e infeksionit në komunitet.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese ‘në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës’. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, ka shkruar Raka.

Kundër lirimit të masave ka dalë edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, të cilët e kanë quajtur skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Nga FSSHK kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekspertët e shëndetësisë që të distancohen nga veprime të tilla.

Sot, Qeveria në detyrë ka zyrtarizuar lehtësimin e masave duke u hequr ora policore për qytetarët në qytetet në zonë të kuqe.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT