Kandidati Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se njëri prej vendimeve të para të sapo ai të vije në krye të qeverisë do të jetë vendosja e reciprocitetit me Serbinë.
Kurti është shprehur kështu në debatin e fundit para zgjedhjeve përballë analistëve.
“ Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimension normativ dhe derivon nga koncepti i barazisë, është parim i shëndosh i marrëdhënieve ndërkombëtare. Reciprociteti është gjëja më e zakonshme e një shteti. Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Është njëra prej gjërave të para që do të bëjë”, ka thënë ai.