KQZ publikon “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019”

Dhjetë vite të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, janë përmbledhur në një dokument voluminoz për nga numri i të dhënave të prezantuara.

Katër proceset zgjedhore për Kuvendin e Kosovës (2010; 2014; 2017 dhe 2019) dhe tri procese zgjedhore për Kuvendet Komuanle (2009; 2013; 2017) janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në rreth 70 faqe të këtij dokumenti.

“Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019” është i ndarë në pesë pjesë kryesore:

I. TRENDET E PËRGJITHSHME – ku ofrohen të dhëna të përgjithshme për të gjitha këto procese zgjedhore, me theks të veçantë për pjesëmarrjen në zgjedhje;

II. PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE SIPAS GJINISË: KUSH VOTON MË SHUMË? – në këtë pjesë prezantohen të dhëna lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje sipas gjinisë dhe atë për çdo komunë të Kosovës;

III. PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE SIPAS GRUPMOSHAVE – në këtë pjesë prezantohen të dhëna për pjesëmarrjen në zgjedhje për gjashtë grupmosha.

IV. TRENDET NË ZONA URBANE DHE RURALE – kjo pjesë u jep përgjigje pyetjeve se në cilat zona ka pjësëmarrje më të lartë në votime: në zona urbane apo rurale?

V. TRENDET ZGJEDHORE TË VOTIMIT ME POSTË; ME KUSHT DHE VPNV –

“Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019” është dokument i pari i këtij lloji që mund t’i shërbejë studiuesve të fushës së zgjedhjeve, subjekteve politike dhe mediave.