Mbrëmë Mitrovica është tronditur nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur në Rrugën “Bislim Bajgora” të këtij qyteti.
Personi i vrarë është 23 vjeçari Mehmet Kurti, kurse dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në QKUK.
Ashtu siç është raportuar në media cak i sulmit ishte pronari i një picerie dhe jo viktima 23 vjecare.
Personi tashmë i ndjerë ka pasur një të kaluar problematike pasi që siç kishte raportuar Veriu.info personi në fjalë vitin e kaluar ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj kryeinspektorit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu
Përvec Mehmet Kurtit, tashmë i ndjerë, vitin e kaluar për sulmin ndaj kryeinpsektorit Fazliu ishte arrestuar edhe Behar Halili.
Kujtojmë që kryeinspektori Fazliu ishte sulmuar nga dy personat e lartcekur dhe kishte akuzuar direkt si urdhërdhënës të sulmit brutal ndaj tij biznesmenin nga Mitrovica, Mentor Beqirin.