Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar një person dje pasdite, rreth orës 17:40.
Ai në një faqe në “Facebook” me emrin “Merr Jep” kishte postuar një shkrim ku ofronte shitjen e votës, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 12.02.2021-17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook- merr jep, ka publikuar shpalljen (shes votën). I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.