LDK dega në Suharekë është e shqetësuar mbi vështirësimin e qarkullimit në Komunën tonë.
Qarkullimi i tanishëm nëpër rrugët e Komunës së Suharekës, është vështirësuar tej mase, për shkak të reshjeve atmosferike dhe mospërgatitjes adekuate nga qeverisja Komunale e Suharekës.
Ndërkaq qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur në këto rrugë: Maqitevë, Delloc, Grejqec, Javor, Luzhnicë, Budakovë, Çadrak, Papaz, Lagjia Brahaj në Nishor, Lagjia Kicaj në Grejkoc.
U bëjmë apel organeve përgjegjëse komunale që t’i pastrojnë sa më shpejtë rrugët nga bora, ta bëjnë të mundshëm qarkullimin e qytetarëve dhe t’na mundësojnë daljen në zgjedhje në secilin cep të Komunës sonë!/ Thuhet në njoftimin e zyrës për informim nga LDK dega Suharekë.