Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.
Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së coronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.
Në Drenicë qytetarët janë mobilizuar për të votuar. Ata me vetura dhe me flamuj të UÇK-së janë nisur për të ushtruar të drejtën e tyre.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një numër i madh i veturave teksa lëvizin me flamuj të UÇK-së.