Në qendrën e votimit në Gjimnazin Jeta e Re në Suharekë, qytetari I.B (Emer i njohur për redaksinë) thotë se me shumë gëzim ishte nisur drejt qendrës së votimit për të votuar, mirëpo ishte zhgënjyer kur ka parë se rubrika për nënshkrim i ishte plotësuar nga një përson tjetër me emër dhe mbiemër të njejtë.
E gjitha kjo duket të ketë ndodh nga gabimi apo papërgjegjshmëria e komisionerit.
Qytetari ka thënë se është duke ndjekur procedurat e mëtutjeshme te KQZ për ta shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar./ Suhareka Express