S’ka kontrollë në Veri – Serbët votojnë nga 3-4 herë

Në shkollën “Sfeti Sava”, ne Veri të Mitrovicës po dyshohet për manipulim me vota nga ana e Listës Serbe.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Sllavisha Petkovic, nga partia SDS.
“Një person shkon e voton tre-katër vende, askush nuk është atje, nuk i kontrollon i askush hiq, edhe në komunën e Parteshit është njëjtë edhe në katër komuna të Veriut është njëjtë. Atje në Veri në shkollën Sfeti Sava një person voton 3-4 persona. Këtë po e bënë Lista Serbe, deri më tani s’ka reaguar askush” ka thënë Petkovic për Insajderin

Gazeta Insajderi ka kontakuar Eugen Cakolli, nga KDI, për të pyetur nëse DnV ka vëzhgues në veri të Mitrovicës, për monitorimin e zgjedhjeve atje.

Cakolli ka konfirmuar se në shkollën kur është raportuar rasti për manipulim me vota nuk ka vëzhgues nga DnV.

“Ne kemi në veri por nuk i mbulojmë të gjitha vendvotimet sic i kemi mbuluar në zgjedhjet e kaluara, kemi një numër te kufizuar. E kemi pa rastin te cilën po flet, ajo ka te drejtën që mos ta lejojnë me ndodhë një veprim i tille. Në atë pike nuk ka vëzhgues. Aktualisht në tërë komunat me shumice serbe i kemi rreth 50 vëzhgues”, ka thënë Cakolli për Insajderin.


Ndërsa nga KQZ, nuk kanë dhënë ndonjë informacione vetëm se kanë deklaruar se prokuroria po merret me atë punë

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë se për rastin në Mitrovicën e Veriut po presin konfirmim për të intervenuar