Reshjet e shumta të borës kanë vështirësuar qarkullimin në shumë fshatra të Komunës së Suharekës, e sidomos në ato malore.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, përmes një postimi ka bërë të ditur se për momentin janë duke pastruar rrugët e fshatit Nishor, duke vazhduar pastaj edhe me fshatra të tjerë.
“Për momentin jemi në Nishor, për pastrimin e rrugëve dhe po vazhdojmë edhe në fshatra tjera. Rreshjet e borës nuk po ndalen mirëpo edhe ne do të jemi në angazhimin e duhur në kryerjen e detyrave tona” – shkruan Muharremaj në Facebook.