Persona të maskuar kryejnë grabitje në një pompë të derivateve në Pejë

Një rast grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën në Pejë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur i kanë grabitur 300€ para kesh.

Nga zyra iu është marrur një shumë tjetër të parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është u hetuar.