Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka ftuar mbledhjen e Qeverisë në ora 10:00.
Ky është takimi i parë i Qeverisë nën drejtimin e Hotit që nga humbja e zgjedhjeve të dielën e kaluar.
Por në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk është bërë e ditur arsyet e mbledhjes së Qeverisë.
”Agjenda e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës e datës 18.2.2021
1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.” thuhet në njoftimin për media.