Von Cramon: Kurti nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka komentuar fitoren e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Wochenzeitung”, Cramon ka vlerësuar lartë Kurtin duke thënë se nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike.

“Më ka bërë përshtypje që ai një pro politikan për nga bindja dhe nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike”, ka thënë Cramon.

Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit duke marr 47,85 përqind të votave.