Fshati Peqan i Suharekës, vendlindja e Enver Hoxhajt, kandidatit të PDK-së për kryeministër, ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me vetëm dy komuna – Skenderajn dhe Gllogocin – të fituara në nivel republikan në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës humbi zgjedhjet edhe në komunat në të cilat qeverisë vet.
Madje, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk arriti të ndikojë që rezultati të jetë në favor të partisë as në Peqan të Komunës së Suharekës, vendlindjen e tij.
Sipas formularëve të kandidatëve për deputetë, të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Peqan rezulton fituese Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka arritur 296 vota në këtë fshat, ndërkaq lista e partisë së kryesuar nga Hoxhaj ka arritur të sigurojë rreth 130 vota më pak.
Edhe kandidatura e Hoxhajt brenda listës së PDK-së ka marrë më pak vota sesa kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani. Hoxhaj është votuar 164 herë në Peqan, ndërkaq Osmani 200 herë.
Partia Demokratike e Kosovës numëron 17 për qind të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare. Ajo doli e dyta në nivel vendi, duke u renditur prapa LVV-së