Albin Kurti prezanton dy projektet e para për Shëndetësi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektet e para të Qeverisë së tij, sapo ta marrë ta drejtojë.

Bëhet fjalë për dy projekte në fushën e shëndetësisë; Sistemin e Informacionit Shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

“Neni 51 i Kushtetutës tonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me Sistemin e Informacionit Shëndetësor, do të sigurojmë udhëzues klinikë dhe licencimin e profesionistëve, si dhe do të shkojnë drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, është shprehur Kurti në Twitter.

“Askush nuk duhet të bankrotojë vetëm pse sëmuret”.