Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin.
Përmes një statusi në Twitter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.
“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde.