Vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa, ka reaguar lidhur me vrasjen e babait të saj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook.
Ajo ka ka pyetur me shpoti “E tash qysh e pat emrin Liria?
Ky reagim vjen pas publikimit të disa dosjeve të UNMIK-ut mbi vrasjen e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës.
Gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri.