Pas shtatë vitesh kërkime, zyra e Interpol Tiranës identifikoi dhe në bashkëpunim me homologët anglez prangoi një qytetar fierak i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Mësohet se Marsel Hoxhaj ndaj të cilit janë lëshuar dy urdhër arresti, në 19 Janar 2014 dhe 26 Shkurt 2014 nga gjykata e Fierit është arrestuar në Londër. Ndaj tij ka nisur procesi ekstradimit.
Në urdhrin ndërkombëtar të arrestit thuhet se, Hoxhaj 34 vjeç në bashkëpunim me Erigenst Sulajn tentuan të korruptojnë një zyrtar publik (prokuror) duke i ofruar shumën e 2 milion lekë të vjetra për të lehtësuar pozitat e tij.
Të dhënat e urdhër arrestit tregojnë se Marsel Hoxhaj akuzohej për goditje të një oficeri policie pasi konstatoi se ai ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.
Hoxhaj do t’i vijojë procedurat e ekstradimit i mbajtur në një prej paraburgimeve në kryeqytetin britanik.