Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën tha të dielën se beson se shpërthimi i koronavirusit do të përfundojë në fillim të vitit 2022.
Hans Kluge i tha transmetuesit shtetëror danez DR se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i përhapur në 2021-ën, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në 2020-ën.
Duke deklaruar se skenarët më të këqij kanë mbaruar tani, Kluge tha se ka më shumë informacione në lidhje me virusin krahasuar me vitin 2020, kur filloi të përhapet, përcjell Anadolu Agency në versionin në gjuhën angleze.
Ai paralajmëroi, megjithatë, se askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së COVID-19.
“Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist “, tha ai.
Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese për ta.
Ai ka shtuar se OBSH po monitoron nga afër efikasitetin e vaksinave të zhvilluara kundër COVID-19 për shkak të llojeve të përhapjes së shpejtë të virusit, ai tha se vaksinat mund të ndryshohen bazuar në mutacionet e reja nëse është e nevojshme dhe nuk ka nevojë t’i prodhojë ato nga terren.
Sipas tij, mutacionet nuk do ta bëjnë virusin jashtë kontrollit por vuri në dukje se vendet, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion mund të vihen nën presion edhe më të madh, gjë që e bën të domosdoshme marrjen e mutacioneve shumë seriozisht.
Kluge tregoi se problemi më i madh do të shfaqet kur ata që vaksinohen janë në të njëjtin ambient me ata që nuk janë vaksinuar, transmeton Klan Kosova.