Anëtarët e KK-së (Komitetit për Komunitete), sot në Suharekë kanë mbajtur takimin e radhës ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për t’i zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike.
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike.
4. Të ndryshme. Për të gjitha pikat u diskutua dhe u dhanë sqarime, kurse më pas u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale.