Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve të vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës.
Komisioni i Garave e ka caktuar orarin e ndeshjeve për javën e 21-të në Superligë, të cilat do të zhvillohen këtë mesjavë.
Edhe kjo xhiro sjellë ballafaqime joshëse, ku spikasin duelet për kreun e renditjes, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, skuadra këto që takohen për herë të tretë brenda pak javëve në stinorin pranveror, si dhe përballja e Gjilanit me liderin e renditjes, Ballkanin. Edhe në ndeshjet e tjera pritet rivalitet i madh sportiv dhe lojëra interesante.
Superliga, java e 21-të
E mërkurë, 24 shkurt, 2021 – ora 13:00
Gjilani – Ballkani
Trepça’89 – Llapi
Prishtina – Drita
E enjte, 25 shkurt, 2021 – ora 13:00
Feronikeli – Drenica
Besa – Arbëria