Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 260 raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).
ISHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë indetifikuar 5 raste të reja me coronavirus në vendabimet: Gjinoc 3 raste, Gelanc dhe Studençan me 1 rast.