Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.
Deri më tani janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime”, u tha në mbledhje.
Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme.
Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosoës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.
Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide.