Oda e Hotelierisë dhe Turizimit të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se duhet të vazhdohet me masat rigoroze.
Përmes një njoftimi, Oda ka bërë thirrje që të mos kufizohen bizneset më, sepse sipas tyre, asnjë masë e palogjikshme nuk do të respektohet nga ta, shkruan Reporteri.net.
“Është po i njejti popull që tash është “liru” e po dalin në kafe e restorante, sepse ishit pikërisht JU ata që i’u thatë që çdo gjë është në rregull, mundeni me dalë lirisht.”, ka thënë kryetari i Odës së Hotelierisë, Hysen Sogojeva.
Njoftimi i plotë:
Që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar. Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit.
Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset.