Kryetari i VV-së Albin Kurti është zotuar se me programin e VV-së, asnjë fëmijë nuk do të mbetet mbrapa dhe i uritur.
Kurti ka thënë se familjet që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka.
Kurti ka premtuar 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€, nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€, nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000 euro.
Kurti po ashtu ka thënë se të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16.
Ai po ashtu ka premtuat edhe hapjen e 160 çerdheve të reja në tërë territorin e vendit.
“Neni 50 i Kushtetutës garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj, kurse nënat e papunësuara do të përfitojnë 250€ në gjashtë muajt e parë të lehonisë.
Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.
Familjet që kanë të ardhura të ulta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka. Nga 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€. Nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€.
Nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000€.
Të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16. Do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë territorin e vendit, dhe do të ofrohen shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, ka shtuar Kurti.