Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar mbrëmë se një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të mbahet të premten në Kurshumli.
Ai kur u pyet në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit se “dialogu nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij dhe se nuk do të ketë vend për Listën Serbe në atë qeveri”, tha se, për sa i përket Listës Serbe ajo duhet të marrë një mandat në qeverinë në Prishtinë, raporton Tanjug.
“Ne do të vendosim në ditët në vijim nëse ata do ta pranojnë atë. Unë mendoj se do të ftojmë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë të konsultohen në Kurshumli të premten”