Superliga e Kosovës rikthehet me tri derbi, kryesorja Prishtina – Drita

Sot (e mërkurë) do zhvillohen tri ndeshje mjaftë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Derbi më interesant është mes Prishtinës dhe Dritës, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat janë duke ‘luftuar’ për titull, andaj do bëjnë çmos për fitore.

Nga ana tjetër, ndeshje interesante do zhvillohet edhe mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjilani pësoi humbje befasuese ndeshjen e kaluar, andaj synon këndelljen, derisa Ballkani synon fitore që të mbajë kreun.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Trepça ’89 – Llapi, skuadra që kërkojnë ngritjen sa më lartë në tabelë.

Të gjitha takimet nisin në ora 13:00.