12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në disa rajone të Kosovës.
Në këtë aksion që nisi në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, është arrestuar kryeshefi i saj, Agim Nuha.
Përpos Nuhës, në aksionin në Prishtinë të prangosur dolën edhe tre persona të tjerë.
Luan Statovci është njëri nga të arrestuarit e sotëm në këtë aksion. Të njëjtit momentalisht janë duke ju bastisur pronat në Batllavë nga Policia e Kosovës.
Statovci mbanë pozitën e zyrtarit për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
Kjo është hera e dytë që Statovci përfundon nën pranga të policisë.
Më 2017 Luan Statovci akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai ishte akuzuar se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.
Policia e Kosovës sot i ka bastisur fabrikën e kërpudhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.
Siç u raportua në media policia ka konfiskuar tri armë.
Sot nga ky aksion që u zhvillua në nivel janë arrestuar 12 persona që dyshohen për keqpërdorim i detyrës zyrtare