Ka përfunduar pa fitues ndeshja interesante mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje ofensivë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Gjatë pjesës së parë, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, asnjëra nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare.
Ishte Mevlan Zeka q zhbllokoi shifrat në minutën e 76-të.
Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm dy minuta, ngase Gjilani u kundërpërgjigj shpejtë përmes Darko Nikaq (78′).
Me këtë barazim, Ballkani qëndron në krye me 45 pikë, derisa Gjilani në pozitën e katërt me 31 sosh.