Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar se nga doganat e tyre është arritur që të kapet një sasi e drogës së llojit kokainë në sasi prej 16 tonësh.
Sipas tyre kjo sasi droge në Hamburg kishte arritur nga Paraguai, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv.
Doganat e Hamburgut e kanë përshkruar si kapjen më të madhe të një sasie kokaine ndonjëherë që ka ndodhur në Evropë apo edhe si më i madhi në botë.
Ky zbulim është arritur të bëhet më 12 shkurt.
Pas kësaj autoritetet gjermane dhe ato holandeze kanë arritur që të ka;in edhe një sasi tjetër prej 7.2 tonësh të kokainës e sekuestruar në portin Antwerp në Belgjikë.