Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri më tani janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora, prej të cilave janë aprovuar 41 mijë e 280 zarfe ndërkaq 16 mijë e 288 janë refuzuar.
Kështu është njoftuar nga KQZ.
Arsyet e mosaprovimit të tyre, sipas KQZ-së janë si në vijim: 7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, 5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore, 1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, 2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor) dhe 672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime ndërkaq edhe 40 të tjera janë në proces të rinumërimit