Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës ka përfunduar sot me dy ndeshje, ku Besa e Pejës priti në shtëpi Arbërinë dhe Drenica ishte mysafire e Feronikelit.
Arbëria dhe Drenica arritën ta përmbyllin këtë xhiro me fitore.
Skuadra e Besës humbi në shtëpi kundër Arbërisë me rezultat 0:3. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:2, ku rezultatin i pari e zhbllokoi Marclei në minutën e 8’, dhe më pas Bahtiri që shënoi në minutën e 33’. Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47’ arriti të konkretizoi gol Kryeziu, që doli të ishte goli i fundit në këtë ndeshje.
Në ndeshjen tjetër, Drenica regjistroi fitore kundër Feronikelit me rezultat 1:3. Feronikeli doli në epërsi i pari përmes golit të Ukës në minutën e 18’. Para përfundimit të pjesës së parë, Simonovski arriti të barazoj rezultatin për 1:1, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 45’ shtesë arriti të shënojë Frashëri për skuadrën e Drenicës, duke ndryshuar rezultatin në 1:2. Feronikeli mori edhe një tjetër goditje, ku në minutat shtesë të pjesës së parë u ndëshkua me të kuq Bojku. Pjesa e dytë ishte më e ngadalshme, dhe në minutën e 80’ Uka ishte përsëri realizator i golit për skuadrën e Drenicës, kështu duke e vulosur rezultatin në 1:3.
Me këto fitore, Drenica ngjitet në kuotën e 23 pikëve, kurse Arbëria ka të arkëtuara 25 sosh.