Fermeri Nexhmi Hyesni nga fshati Balltavë, komuna e Podujevës, ka protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë.
Hyseni para të njëjtës Ministri kishte protestuar edhe në qershor të vitit 2020, pasi që sipas tij mjetit janë dhënë në emër të dikujt tjetër dhe me çmim të falsifikuar.
Fermeri Hyseni, ka kërkuar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa që ta liroj pozitën e ministrit.
“Sot një vendim që e kam marr prej Gjykatës Themelore erdha me ia dorëzu ministrit edhe me i kërku që sa më shpejt të jep dorëheqje dhe t`iu kërkoj falje fermerëve… Kështu që kërkojmë prej tij sa më shpejt të japë dorëheqje dhe me kërku falje publike, sepse unë dhe disa fermerë kemi qenë në zyrë dhe e kemi njoftu për problemet që na i ka shkaktuar Ministria e Bujqësisë, por ai as që ka dashur të dëgjojë, ka ‘thënë unë vendosi vetë ju merruni me Gjykatë e Prokurori’”, ka thënë ai shkruan Kallxo.com.
Tutje, ai ka treguar se kjo çështje është duke u trajtuar nga viti 2013.“Unë në Gjykatë kam fituar një kontest gjyqësor që e kam pas në Ministri të Bujqësisë, në Gjykatë Themelore. Tash Gjykata e Apelit, kjo është prej 2013, tash jemi në 2021 tash e shtatë vite.
Tash Gjykata e Apelit edhe shtatë vite! Si munden fermerët me e luftu korrupsionin?”, është shprehur ai.
Në qershor të vitit 2020 Hyseni kishte deklaruar se kishte marr një traktor nga Ministria e Bujqësisë me vlerë prej 40 mijë euro, i cili të njëjtin e kishte gjetur në treg me çmim 20 mijë e 500 euro.
Sipas Hysenit e gjitha ka filluar në vitin 2010 ku për një pajisje të hequr janë futur dokumente tjera në emër të tij.