Sot me dt 26.02.2021 do të mbahët mbledhja e 2, (dytë) e rregullt për vitin 2021, e Kuvendit të Komunës në Suharekë, me këtë: Rend Dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënen e pelqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënen në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të realizuar në vitin 2019 dhe vitin 2020 për shfrytëzim në vitin 2021
5. Njoftim për planifikimin e planit të prokurimit për vitin 2021
6. Raporti vjetor i zyrës së prokurimit për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2020
7. Pyetje dhe përgjigjje;
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.