Albin Kurti i hyn në qejf Erdoganit: U gëzova që do ta rishikoni vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dy prej më të rëndësishmeve, janë, urimi nga kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe nga presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Por presidenti i Turqisë, Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.