Superliga në basketboll vjen me dy ndeshje interesante, Ylli-Rahoveci ndeshja kryesore

Sot pritet të zhvillohet xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Sot do të përballen rivalët e vjetër, Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci dhe dueli i dytë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, transmeton lajmi.net.

Takimet mes Yllit dhe Rahovecit kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në përballjen sotëm. Therandasit kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vreshtatët 12 fitore dhe tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës. Kuqezinjtë hynë të motivuar pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore dhe 15 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe shtatë humbje./Lajmi.net/

Orari i ndeshjeve,

Golden Eagle Ylli – Rahoveci, ora 17:00

KB Vëllaznimi – KB Peja, ora 19:00