Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook nga dega e Levizjes Vetëvendosje në Suharekë, është thënë se kryetari i Komunës Bali Muharrema ka shpërblyer pësëri me kontratë mbi 200 euro në ditë, Kryetarin e të Rinjëve të AAK-së.
Në postim më tutje thuhet se një javë para zgjedhjeve është nënshkruar kontrata e quajtur “ Shërbimet e transportit sipas vitit kalendarik 2021” e cila është e ndarë në 7 Lote.
Dy lote në vlerë 38, 364 euro të kësaj kontrate janë fituar nga familjarët e kryetarit të të rinjëve të AAK-së.
Në vitin 2019, në vlerë 35,340 euro përkthyer në ditë pune,190 euro në ditë.
Në vitin 2020, në vlerë 37,600 euro përkthyer në ditë pune, 200 euro në ditë.
Në vitin 2021 në vlerë 38,364 euro përkthyer në ditë punë 200 euro në ditë.
Sipas LVV- në Therandë kjo kontratë ka tejkaluar vlerën e parashikuar të kontratës për rreth 22,000 euro.