Sulmi terrorist në Vjenë, dy zviceranët dyshohet se bashkëpunuan me shqiptarin

Kujtim F. (20 vjeçar) vrau katër persona në Vjenë më 2 nëntor 2020. Austriaku me rrënjë nga Maqedonia e Veriut, i armatosur rëndë, qëlloi pa dallim mbi njerëzit që ishin duke shijuar një mbrëmje të butë nëntori në tarracat e lokaleve një ditë përpara bllokimit të pjesshëm të Austrisë ndaj masave të koronavirusit”, raporton blick.ch.

Një ditë më vonë, djaloshi nga Winterthur D. (25) dhe B. (19) u arrestuan. Arsyeja: Të dy personat e njihnin vrasësin nga Vjena. Që nga ajo kohë, të dy janë në paraburgim.

Të dy personat kishin vizituar Kujtim F. në verën e vitit 2020 dhe nuk janë të panjohur për autoritetet zviceranë.25-vjeçari D. u rrit në kantonin e Cyrihut dhe luajti futboll për një kohë të gjatë.

D. është konvertuar në Islam dhe ishte i lidhur mirë në skenën islamike rreth xhamisë An’Nur në Winterthur e cila tani është e mbyllur.

Dyshja kishin qëndruar në Vjenë në verën e vitit 2020, disa muaj para sulmit. Atje, ata u takuan me Kujtim F. dhe fjetën në banesën e tij.

Gjithashtu shtrënguan duart me ekstremistët e tjerë.

Kur dy personat nga Winterthur u kthyen për në Zvicër, Kujtim F. shkoi në Sllovaki për të blerë municione për armën e tij të tipit kallashnikov. Por pa sukses.

Përpjekja për blerje është një tregues për hetuesit se ekziston një lidhje midis D. dhe sulmuesit.

Zvicerani kundërshton teorinë, por hesht krejtësisht në lidhje me pyetjen, se si ai ishte i lidhur me sulmuesin e Vjenës.

Në anën tjetër tashmë hetuesit e kanë një fakt: Ata gjetën video të sulmit në telefonin celular të D., si dhe një foto të një harte të qytetit të Vjenës duke përfshirë vendet e shënuara ku Kujtim F. qëlloi me breshëri armësh.

Dëshmitë e forta se dy zviceranët kishin lidhje të drejtpërdrejta me sulmin në Vjenë mungojnë deri më tash por, ata vazhdojnë të mbesin ende në paraburgim.