Provokon Serbia, fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Serbia ka ftuar qytetarët e Kosovës të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19. Në njoftimin për media thuhet se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë, shkruan Reporteri.net, transmeton Suhareka Express

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë tregon se imunizimi ndaj coronavirusit do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.