Mbrëmjen e sotme është kapluar nga zjarri një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk raportohet për të lënduar, njofton Klan Kosova.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.
Borovci po ashtu deklaroi se nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.