Siç bën të ditur Ministria e Financave, sulmuesit të paidentifikuar deri me tani, kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës.
Ministra e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë, është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë.
Sipas Ministrisë së Financave, sulmuesit janë të paidentifikuar deri me tani, dhe kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.
Tutje Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.
Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.