Familjarët e viktimave, thonë se për krimet e Trajko Slavkovic, dëshmuan edhe në Tribunalin e Hagës. Po edhe pas kaq viteve nuk dihet nëse Prokuroria Speciale ndonjë procedurë hetimore ndaj ish-asamblistit serb.
Asamblistët kishin zënë vendin dhe seanca pritej të niste.
Por, një gjë e tillë me 7 nëntor të vitit 2001 në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nuk ndodhi.
E shkak për këtë, ishte një deklaratë e ish – këshilltarit komunal, Nusret Pllana, për asamblistin serb, Trajko Slavkovic.
E ky denoncim i Pllanës, shokoi vendorët e ndërkombëtarët në sallë.
Edhe tani kur kanë kaluar dy dekada nga kjo, vet Nusret Pllana, për T7, ka treguar prapaskenat e gjithë kësaj ngjarje.
E reagim të ashpër ndaj kësaj, sipas Pllanës, kishte nga Administratori ndërkombëtar i Komunës së Prishtinës, Zigfrid Brenke.
Por, Nusret Pllana, mbanë mend në detaje edhe reagimin e Trajko Slavkovic, kur publikisht e akuzoi për krime lufte.
Ndërkohë, jashtë Komunës së Prishtinës, të gatshëm për dëshmuar, po prisnin familjarët e viktimave.
Këta kishin bërë gati cdo dëshmi, të cilat e thonin qartë, se Trajko Slavkoviç, ishte i përfshirë në vrasjet e familjarëve të tyre.
Ejup Reka, nga Bërrnica e Epërme, kujton ditën kur njësiti i Slavkovicit, sipas tij, ia vrau gjashtë anëtarë të familjës.
Sipas Rekes, fillmisht shtëpia e tij, u sulmua me granatë dhe u thirrën të dalin jashtë saj.
Ndërkohë, gjashtë anëtarë të familjës nga njësiti i Trajko Slavkovicit, thotë se ju vranë edhe Jakup Bërisha nga fshati Siqevë.
Berisha e tregon edhe një bisedë që e kishte me prokuroren ndërkombëtare, Carla Del Ponte, pikërisht para trupave familjarëve të vrarë, kur po iu bëhej obduksioni.
E pas denoncimit dhe ndërhyrjes së familjarëve të viktimave, Trajko Slavkovic, ishte marrë nga ndërkombëtarët dhe pas disa ditëve, ishte dërguar në Serbi.
Por që nga ajo ditë, askush nuk di se cfarë ndodhi më të, dhe i njëjti deri më tash, nuk u gjykua nga asnjë gjykatë, pavarësisht se të dy, Reka e Berisha, për krimet e Slavkovicit, dëshmuan edhe në Tribunalin e Hagës.
Televisioni ka pyetur prokurorinë speciale të Kosovës nëse ka nisur ndonjë procedurë ndaj Trajko Sllavkoviq, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.